WEB DESIGN

WEB DESIGN 
Ky kurs konsiston në tre pjesë: Photoshop, WordPress dhe Google Analytics.
 
Pjesa Photoshop, përfshin funksionet themelore për të filluar redaktimin dhe përmirësimin e fotove. Studenti mëson se si të personalizojë hapësirat e punës dhe panelet, të lundrojë kanavacën në mënyrë efektive, të punojë me imazhe të shumta dhe llojet e skedarëve dhe të përdorë metoda të ndryshme të përmirësimit të imazhit, duke përfshirë shtresimin dhe maskimin. 
  
WordPress është mjeti i përsosur për krijimin e një webfaqe plotësisht të personalizuar për çdo qëllim. Pavarësisht nëse dëshironi të krijoni një blog, një portofol personal ose një webfaqe biznesi për të shitur produktet dhe shërbimet tuaja, mund ta bëni atë me WordPress. 
Në këtë pjesë të kursit ne ndërtojmë një webfaqe së bashku hap pas hapi.
 
 
Google Analytics u tregon përdoruesve të rinj se si të krijojnë një llogari, të zbatojnë kodin e gjurmimit dhe të vendosin filtra të të dhënave. Do të mësoni se si të lundroni në ndërfaqen dhe raportet e Google Analytics dhe të vendosni dashboard-e dhe shortcut-e.
 
TCT ju qëndron pranë në cdo zgjedhje tuajën…
Bashkohuni me ne…    https://tct.edu.al/web-design//
info@tct.al
+355 67 686 1620

Si të zgjidhni nje qendër trajnimi…..

 Si të zgjidhni nje qendër trajnimi…..

Nëse jeni si shumica e njerëzve,ku pasi përfshiheni në IT dhe programim shpejt e  kuptoni se keni dicka më tepër për të mësuar…Kështu ju blini ose merreni libra, komunikoni me  kolegë ose me njerëz që  kanë më  shumë përvoje dhe njohuri se ju.

Sidoqoftë ajo që do mund t’ju duhet vërtet është mundësia për t’u trajnuar  në një  mjedis ,ku ekspertët e fushës janë të gatshëm t’u përgjigjen pyetjeve tuaja dhe t’ju tregojnë gamën e fuqishme të IT dhe Programimit.

Këtë jua siguron qendra jonë e trajnimit Tirana Center of Technology…

Qendra jonë e trajnimit ofron qasje krijuese ndaj mësimdhenies, kurrikula gjithpërfshirëse të kurseve dhe trajnimeve te thelluara.

Vlerësimi i një qëndre IT fillon me komunikimin  që ju merrni kur vendoseni në kontakt, për të marrë informacionet që ju duhen në lidhje me kurset e ndryshme .

A interesohen anëtarët e stafit për ju, nevojat dhe planet tuaja? A sigurohen klasat për të cilat ju kërkoni të permbushni objektivat dhe qellimet tuaja, te shpjegojnë më përpara mjediset e  klasës dhe t’u përgjigjen pyetjeve që keni në lidhje me materialet e kërkuara ?

Nëse jeni i impresionuar me trajtimin që merni nga stafi atëher po bëni zgjedhjen e duhur… Këtë jua ofron TCT (Tirana Center of Technology)….

Së pari, fokusi ynë kryesor është praktika dhe mësim-marrja nga studentët . Ne besojm se përgatitja për jetën në një vendpune fitohen vetëm përmes njohurive që mund të mësohen në praktikë.

 Së dyti, qendra jonë e trajnimit po zhvillon edhe kurse trajnimi online të drejtuara nga instruktorët, ku çdokush që dëshiron të vazhdojë një kurs mund ta ndjeki nga komoditeti i zyrës ose shtëpisë së tyre. Edhe me një orar të ngjeshur, dikush mund të gjejë kohë të lirë për të ndjekur njëkurs.

TCT gjithashtu, mirëpret studentë ndërkombëtarë të cilët mund të jenë të interesuar në trajnimin tonë duke mbajtur dhe siguruar mësime kursi dhe materiale në gjuhën angleze.

Çfarë ofron Tirana Center Technology?

 A E DINI SE…

E dini  se ata studentë që po zhvillojnë aftësi teknike tani po lëvizin në heshtje përpara konkurrencës, duke mësuar aftësi që do të jenë drejtpërdrejt të rëndësishme për industritë dhe karrierën e së ardhmes.Dituria është fuqi, dhe të kuptuarit e këtyre teknologjive do t’u mundësojë fëmijëve të lulëzojnë në arsimin e tyre zyrtar dhe më gjerë. Nga të mësuarit se si të kodoni aplikacionet dhe faqet e internetit, te njohja se si të lundroni në softwerin për redaktimin e videove  ndihmon në ndërtimin e aftësive të dobishme për të sjellë në jetë ide të lidhura me teknologjinë. Për studentët të cilët dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre për të përmbushur nevojat e tregut dhe kërkesën në rritje, Tirana Center of Technology ofron një portofol gjithëpërfshirës të trajnimeve më të njohura të PROGRAMIMIT, IT, DATA dhe DESIGN. Ekspertët / instruktorët e TCT punojnë në kompani me profile të ndryshme , dhe ata ndajnë eksperiencën e tyre me studentët në qendër.

Së pari, fokusi ynë kryesor është praktika. Ne besojmë se përgatitja për jetën dhe për një vend pune, si  edhe besimi fitohen vetëm përmes njohurive që mund të mësohen më thjeshtë në praktikë.

Së dyti, qendra jonë e trajnimit po zhvillon kurse trajnimi online të drejtuara nga instruktorët, ku kushdo që dëshiron të zhvillojë një kurs mund ta ndjeki nga komoditeti i zyrës ose shtëpisë së tyre. Edhe me një orar të ngjeshur, dikush mund të gjejë kohë të lirë për të ndjekur një kurs.

Së treti, instruktorët tanë janë ekspert me eksperiencë dhe me dëshirën për të trajnuar të rinjtë në profesionin e tyre si programim, IT, data apo design. Për këtë arsye Tirana Center of Technology i zhvillon kurset gjithmonë pasdite, pas orarit të punës.

TCT gjithashtu, mirëpret studentë ndërkombëtarë të cilët mund të jenë të interesuar në trajnimin tonë duke mbajtur dhe siguruar mësime kursi dhe materiale në gjuhën angleze.

Përfitimet e Kurseve Online

Benefitet e kurseve online

Ne jemi gjithmonë në kërkim të ideve se si të kalojmë kohën tonë të lirë, sidomos nëse jemi duke qëndruar në shtëpi. Një mundësi shumë e mirë është të mësuarit online. E dimë që shumë nga ne nuk janë të familjarizuar me këtë metodë mësimi, por nuk keni asnjë arsye pse të tërhiqeni mbrapa, madje kanë shumë avantazhe kur trajnimet janë LIVE Online dhe jo të regjistruara.

Më poshtë janë disa nga përfitimet kryesore që mësimi online ju ofron studentëve.

Një larmi e madhe kursesh për të zgjedhur – nëse mendoni se kurset online do ishin të pakëta, ne në TCT ofrojmë një gamë të gjerë mundësish për të zgjedhur. Disa nga kurset që mund të ndiqni online janë: 1. C++, 2.Java, 3.Front End Development, 4.Web Design, 5.Administrim Server Linux, 6.Administrim Server Windows, 7.Databazë, 8.Ms Excel, 9.C# , 10.Python

Kosto më e ulët – nëse doni të ndiqni një kurs online një benefit shumë kryesor është se ju mund të kurseni deri në 10.000 Lekë te reja. Çmimi i kurseve në TCT nëse i ndiqni fizikisht janë 30.000 Lekë te reja ose 240 Euro, ndërsa ndjekja e mësimit online kushton 20.000 Lekë te reja ose 160 Euro.

Komunikim direkt me instruktorët – shumica keqkuptohen kur dëgjojnë për mësime online pasi mendojnë se do ta ndjekin thjeshtë nga një video e regjistruar, por jo. Në TCT kursi zhvillohet duke e dëgjuar instruktorin live dhe në çdo moment ti ke mundësi ta pyesësh për paqartësit që mund të kesh. Online software lejon që instruktori të futet në kompjuterin tënd për të të ndihmuar, por edhe ti mund të futesh në kompjuterin e instruktorit. Pra është njësoj si të jeni pranë fizikisht.

Fleksibilitet – duke studiuar nëpërmjet internetit, ju zgjidhni mjedisin tuaj të të mësuarit që funksionon më mirë për nevojat tuaja, qoftë dhoma juaj e gjumit, studioja juaj apo kafeneja e qetë e preferuar. Ku ka më mirë se të investosh për të ardhmen tënde thjeshtë duke qëndruar në krevat. Gjithçka që ju nevojitet është një kompjuter ose tabletë dhe një lidhje interneti. Kjo pavarësi e lokacionit është një përfitim masiv, shpesh i nënvlerësuar i mësimeve në internet.

Avantazh kohor – le ta pranojmë, të gjithë kemi probleme me vonesën. Sa herë na ka ndodhur mos të arrijmë orarin e leksioneve, seminareve apo dhe të punës për shumë arsye të ndryshme. Ky problem është i zgjidhur me kurset online, pasi nuk është e nevojshme të udhëtosh për në klase, që do të thotë më pak kohë e kaluar nëpër autobuse, më pak kohë duke menduar nëse ka trafik apo jo, nëse do të bjerë shi apo do të bllokohen rrugët.

Përqëndrim më i lartë dhe vetë-disiplinë – shumë njerëz e kanë të vështirë të përqëndrohen nëse kanë dhe persona të tjerë afër tyre. Fleksibiliteti që të jep mësimi online duke e zgjedhur ti mjedisin që do ta ndjekësh, të krijon mundësinë që ti të jesh në një ambient që mund të përqëndrohesh shumë lehtë. Gjithashtu kursi juaj online jo vetëm që do t’ju mësojë, por njëkohësisht do t’ju ndihmojë të bëheni më të vetë-motivuar dhe më të vetë-disiplinuar, një tipar që do t’ju bëjë të qëndroni më gjatë në vendin e punës dhe do t’ju shërbej në shumë fusha të tjera.

Ju mirëpresim në TCT,

Vendndodhja: Rr. Durrësit përballë gjimnazit Qemal Stafa, (sipër Bankës BKT) Kati 5

Tel: 067 686 1620

Webmail: info@tct.al

Email: tirana.it.tct@gmail.com

Instagram: @tirana_center_of_technology

( www.instagram.com/tirana_center_of_technology/?hl=en )

Facebook: Tirana Center of Technology

(www.facebook.com/TCT.kurse.IT/)
Website: tct.edu.al

Kursi Web Design / online media specialist në Tirana Center of Technology -në Praktikë-

Tirana Center of Technology (TCT) është një qendër e specializuar vetëm në Teknologji Informacioni dhe zhvillon trajnime profesionale në një sërë kursesh në drejtimet IT, Data, Design, Programim, Informatikë dhe Informatikë-Biznesi.

Kurset e drejtimit Informatikë-Biznes janë: “Web Design” dhe Microsoft Excel Intermediate / Avancuar). Kursi “Web Design” në TCT plotëson të gjitha nevojat për pozicionin e punës “Online Media Specialist” ose “Office Administrator”.

Në këtë kurs ju do të mësoni:

  1. Të ndërtoni dhe mirëmbani website
  2. Të vendosni e-commerce në website tuaj
  3. Të punoni me HTML/CSS
  4. Të punoni me Google AdSense & Analytics
  5. Bazat e Graphic Design (në funksion të rregullimit të imazheve për tu vendosur në website)

    TCT merr cdo muaj kërkesa nga kompani të ndryshme për të rekomanduar studentë me aftësitë e larta të përmendura, jo pa qëllim drejtuesit e TCT kanë mbledhur në një paketë (kurs) të gjitha aftësitë e kërkuara nga kompanitë për pozicionin e “Online Media Specialist” / ”Office Administrator”.

    Kursi zgjat 12 javë – zhvillohet 2 herë në javë nga 2.5 orë (60 orë). Trajnimi mbahet pasditeve. Cmimi është 30.000 Lek të reja dhe pagesa mund të kryhet me dy këste nga 15.000 Lek të reja.

    Në qoftë se mendoni që jeni midis botës së informatikës dhe biznesit ndiqni këtë kurs në TCT dhe do të shikoni që do të jeni gati për punësim. Ky është një sektor pozicionesh pune që nuk ju ngul para kompjuterit si programuesit por ju jep edhe komunikimin njerëzor me biznesin.

    Eja dhe na vizito në TCT, do ju japim orientim karriere si edhe aftësitë për çdo pozicion pune në Teknologji Informacioni.
    TCT është qendër e licencuar për trajnime profesionale dhe në përfundime të suksesshëme të kursit i pajisim studentët me certifikatë të njohur nga shteti Shqiptar.

    Ju mirëpresim në TCT,

    Rr. Durrësit përballë gjimnazit Qemal Stafa (sipër Bankës BKT)  | Tel: 069.89.69.889

    Web:  tct.al | Email: info@tct.al