Kursi Web Design / online media specialist në Tirana Center of Technology -në Praktikë-

Tirana Center of Technology (TCT) është një qendër e specializuar vetëm në Teknologji Informacioni dhe zhvillon trajnime profesionale në një sërë kursesh në drejtimet IT, Data, Design, Programim, Informatikë dhe Informatikë-Biznesi.

Kurset e drejtimit Informatikë-Biznes janë: “Web Design” dhe Microsoft Excel Intermediate / Avancuar). Kursi “Web Design” në TCT plotëson të gjitha nevojat për pozicionin e punës “Online Media Specialist” ose “Office Administrator”.

Në këtë kurs ju do të mësoni:

  1. Të ndërtoni dhe mirëmbani website
  2. Të vendosni e-commerce në website tuaj
  3. Të punoni me HTML/CSS
  4. Të punoni me Google AdSense & Analytics
  5. Bazat e Graphic Design (në funksion të rregullimit të imazheve për tu vendosur në website)

    TCT merr cdo muaj kërkesa nga kompani të ndryshme për të rekomanduar studentë me aftësitë e larta të përmendura, jo pa qëllim drejtuesit e TCT kanë mbledhur në një paketë (kurs) të gjitha aftësitë e kërkuara nga kompanitë për pozicionin e “Online Media Specialist” / ”Office Administrator”.

    Kursi zgjat 12 javë – zhvillohet 2 herë në javë nga 2.5 orë (60 orë). Trajnimi mbahet pasditeve. Cmimi është 30.000 Lek të reja dhe pagesa mund të kryhet me dy këste nga 15.000 Lek të reja.

    Në qoftë se mendoni që jeni midis botës së informatikës dhe biznesit ndiqni këtë kurs në TCT dhe do të shikoni që do të jeni gati për punësim. Ky është një sektor pozicionesh pune që nuk ju ngul para kompjuterit si programuesit por ju jep edhe komunikimin njerëzor me biznesin.

    Eja dhe na vizito në TCT, do ju japim orientim karriere si edhe aftësitë për çdo pozicion pune në Teknologji Informacioni.
    TCT është qendër e licencuar për trajnime profesionale dhe në përfundime të suksesshëme të kursit i pajisim studentët me certifikatë të njohur nga shteti Shqiptar.

    Ju mirëpresim në TCT,

    Rr. Durrësit përballë gjimnazit Qemal Stafa (sipër Bankës BKT)  | Tel: 069.89.69.889

    Web:  tct.al | Email: info@tct.al