Çfarë ofron Tirana Center Technology?

 A E DINI SE…

E dini  se ata studentë që po zhvillojnë aftësi teknike tani po lëvizin në heshtje përpara konkurrencës, duke mësuar aftësi që do të jenë drejtpërdrejt të rëndësishme për industritë dhe karrierën e së ardhmes.Dituria është fuqi, dhe të kuptuarit e këtyre teknologjive do t’u mundësojë fëmijëve të lulëzojnë në arsimin e tyre zyrtar dhe më gjerë. Nga të mësuarit se si të kodoni aplikacionet dhe faqet e internetit, te njohja se si të lundroni në softwerin për redaktimin e videove  ndihmon në ndërtimin e aftësive të dobishme për të sjellë në jetë ide të lidhura me teknologjinë. Për studentët të cilët dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre për të përmbushur nevojat e tregut dhe kërkesën në rritje, Tirana Center of Technology ofron një portofol gjithëpërfshirës të trajnimeve më të njohura të PROGRAMIMIT, IT, DATA dhe DESIGN. Ekspertët / instruktorët e TCT punojnë në kompani me profile të ndryshme , dhe ata ndajnë eksperiencën e tyre me studentët në qendër.

Së pari, fokusi ynë kryesor është praktika. Ne besojmë se përgatitja për jetën dhe për një vend pune, si  edhe besimi fitohen vetëm përmes njohurive që mund të mësohen më thjeshtë në praktikë.

Së dyti, qendra jonë e trajnimit po zhvillon kurse trajnimi online të drejtuara nga instruktorët, ku kushdo që dëshiron të zhvillojë një kurs mund ta ndjeki nga komoditeti i zyrës ose shtëpisë së tyre. Edhe me një orar të ngjeshur, dikush mund të gjejë kohë të lirë për të ndjekur një kurs.

Së treti, instruktorët tanë janë ekspert me eksperiencë dhe me dëshirën për të trajnuar të rinjtë në profesionin e tyre si programim, IT, data apo design. Për këtë arsye Tirana Center of Technology i zhvillon kurset gjithmonë pasdite, pas orarit të punës.

TCT gjithashtu, mirëpret studentë ndërkombëtarë të cilët mund të jenë të interesuar në trajnimin tonë duke mbajtur dhe siguruar mësime kursi dhe materiale në gjuhën angleze.