Çfarë ofron Tirana Center Technology?

 A E DINI SE…

E dini  se ata studentë që po zhvillojnë aftësi teknike tani po lëvizin në heshtje përpara konkurrencës, duke mësuar aftësi që do të jenë drejtpërdrejt të rëndësishme për industritë dhe karrierën e së ardhmes.Dituria është fuqi, dhe të kuptuarit e këtyre teknologjive do t’u mundësojë fëmijëve të lulëzojnë në arsimin e tyre zyrtar dhe më gjerë. Nga të mësuarit se si të kodoni aplikacionet dhe faqet e internetit, te njohja se si të lundroni në softwerin për redaktimin e videove  ndihmon në ndërtimin e aftësive të dobishme për të sjellë në jetë ide të lidhura me teknologjinë. Për studentët të cilët dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre për të përmbushur nevojat e tregut dhe kërkesën në rritje, Tirana Center of Technology ofron një portofol gjithëpërfshirës të trajnimeve më të njohura të PROGRAMIMIT, IT, DATA dhe DESIGN. Ekspertët / instruktorët e TCT punojnë në kompani me profile të ndryshme , dhe ata ndajnë eksperiencën e tyre me studentët në qendër.

Së pari, fokusi ynë kryesor është praktika. Ne besojmë se përgatitja për jetën dhe për një vend pune, si  edhe besimi fitohen vetëm përmes njohurive që mund të mësohen më thjeshtë në praktikë.

Së dyti, qendra jonë e trajnimit po zhvillon kurse trajnimi online të drejtuara nga instruktorët, ku kushdo që dëshiron të zhvillojë një kurs mund ta ndjeki nga komoditeti i zyrës ose shtëpisë së tyre. Edhe me një orar të ngjeshur, dikush mund të gjejë kohë të lirë për të ndjekur një kurs.

Së treti, instruktorët tanë janë ekspert me eksperiencë dhe me dëshirën për të trajnuar të rinjtë në profesionin e tyre si programim, IT, data apo design. Për këtë arsye Tirana Center of Technology i zhvillon kurset gjithmonë pasdite, pas orarit të punës.

TCT gjithashtu, mirëpret studentë ndërkombëtarë të cilët mund të jenë të interesuar në trajnimin tonë duke mbajtur dhe siguruar mësime kursi dhe materiale në gjuhën angleze.

C++ Programming

Fillojmë javën që vjen kursin C++ ONLINE LIVE. Nxitoni të regjistroheni pasi vendet bosh janë drejt fundit.

 Nisim nga fillimi me hapa të sigurt dhe baza të forta.
Çertifikohu në C++ dhe bëhu gati të dalësh sa më mire në provimin tënd në universitet.
Eksperienca jonë 2 vjeçare në kurset Online Live ka bërë të mundur që trajnimet të mos ndërpriten në asnjë moment.
I njëjti përkushtim.
E njëjta cilësi mësimdhënie.
I njëjti produktivitet.

Ky kurs e fillon programimi nga zero! Kursi është përgatitur për fillestarrët të cilët duan të mësojnë programim. Studentët do të vënë re që me udhëzimin e duhur nga instruktorët tanë ekspert senior në programim, vetë programimi nuk është edhe aq i vështirë, por është i strukturuar mirë dhe logjik. Trajnimi është 100% në PRAKTIKE. Mësimi më i mirë është praktika!

Fillestarët në programim, studentët si edhe specialist që dëshirojnë të bashkërendojnë fushën e tyre të ekspertizës me programimi, si psh: ekonomistët; për të arritur në FIN-TECH. Ky është kursi që duhet marrë për cdo të ri/e re që kërkon të fillojë një karrierë në programim.

Bashkëngjitur gjeni linkun për të parë programin e plotë kursit,
tct.edu.al/c-programming

Ju mirëpresim në TCT!

Vendndodhja: Rr. Durrësit përballë gjimnazit Qemal Stafa, sipër Bankës BKT, Kati 5.
Cel: 067 686 1620
Website: tct.edu.al
Webmail: info@tct.al
Email: tirana.it.tct@gmail.com
Instagram: @tirana_center_of_technology
www.instagram.com/tirana_center_of_technology )
Facebook: Tirana Center of Technology
www.facebook.com/TCT.kurse.IT )

Programim JAVA ne Tirane + Online: Vetem Praktike

Tirana Center of Technology (TCT) është qendër e specializuar vetëm në Teknologji Informacioni dhe zhvillon trajnime profesionale në një sërë kursesh në drejtimin informatikë (Pozicioni punës: Programues).

Kursi JAVA në TCT ndahet në tre nivele, kurs i nivelit të parë dhe vjen pas kursit C++; kursi i nivelit te dytë dhe kursi i nivelit te tretë ku tajnohesh per Java EE . Në këto kurse, ju do te merrni njohuritë bazë që fillojnë në zero dhe të avancuara të programimit.

Në këtë kurs JAVA ju do të trajnoheni për programimin e orientuar objekt JAVA (OOP) si dhe në fund të kursit zhvillohen disa seanca JAVA me User Interface, pra, përgatitje për gjuhët WEB të cilat janë të orientuara drejt User Interface.

JAVA EE (Enterprise Edition) është vazhdimi natyral i këtij kursi.

N.q.s. JAVA ju duket si gjuha juaj për të vazhduar profesionin e programuesit dhe keni arritur të merrni baza të forta në programimin e orientuar objekt dhe logjikë të fortë programimi nga ku mund të vazhdoni më tej me WEB development në PHP ose ASP.NET.

Trajnimet në TCT zhvillohen vetëm në praktikë dhe stafi i TCT është plotësisht i dedikuar që ju të arrini karrierën tuaj si programues. Instruktorët në TCT vijnë nga tregu i punës dhe nuk janë pedagog universitetesh, pra ne nuk “beat around the bush” por futemi direkt në cfarë ju nevojitet juve për t’u punësuar.

Kursi zgjat 9 javë ose 2 muaj e një javë- zhvillohet 2 herë në javë nga 2.5 orë (45 orë). Trajnimi mbahet pasditeve 6:30 me 9:00. Cmimi është 30.000 Lek të reja per personat qe jane prezent fizikisht dhe 20.000 Lek të reja nese e ndiqni online, dhe pagesa mund të kryhet me dy këste nga 15.000 Lek të reja.

Vizitoni TCT dhe do ju japim orientim karriere si edhe aftësitë për cdo pozicion pune në Teknologji Informacioni. TCT është qendër e licencuar për trajnime profesionale dhe në përfundim të suksesshëm të kursit i pajis studentët me certifikatë të njohur nga shteti Shqiptar.

Ju mirëpresim në TCT,

Rr. Durrësit përballë gjimnazit Qemal Stafa (sipër Bankës BKT)  | Tel: 069.89.69.889

Web:  tct.al | Email: info@tct.al

Rrjetet Kompjuterike (Switches & Routers)

Artikull i CISCO Inc përkthyer nga Tirana Center of Technology (it.tct.al). Një qendër me seli në Tiranë që ofron kurse/trajnime profesionale ne rrjete kompjuterike mbi pajisjet Cisco switches dhe Routers.
(Një artikull i bazë për rrjetet kompjuterike)

Bazat e Rrjeteve Kompjuterike
Kur fillojmë me bazat e rrjeteve kompjuterike, të kuptosh se si funksionon një rrjetështë hapi i parë për të kuptuar sëitching dhe routing. Rrjeti funksionon duke lidhur kompjutrat dhe pajisje te tjera periferale me sëitch dhe router. switches dhe routers bëjnë të mundur komunikimin midis pajisjeve të lidhura në një rrjet ose rrjete të ndryshme. Routers dhe switch kryejnë funksione të ndryshme.

Bazat e Rrjeteve: Switches
Switch përdoret për të lidhur shumë pajisje në një rrjet brenda një ndërtese ose grup ndërtesash. Psh: Një switch mund të lidhë disa kompjutera, printera dhe servers, duke krijuar kështu një rrjet me burime të cilat mund të ndahen midis njerzve. Sëitch, një aspekt i rrjetit, shërben si kontrollues, duke lejuar  pajisje të ndryshme të ndajnë informacion midis njëra tjetrës. Nëpërmjet ndarjes së informacionit dhe alokimit të burimeve, switches ju kursejnë para dhe rrisin produktivitetin.
Gjenden dy tipe switches: të menaxhueshëm dhe të pa-menaxhueshëm.
1. Switch-et e pamenaxhueshëm punojnë sapo t’i vendosësh në prize dhe nuk ju lejojnë të bëni ndryshime. Pajisjet e rrjetit të shtëpisë janë tipike të pamenaxhueshme.
2. Switch-et e menaxhueshëm ju lejojnë të aksesoni dhe t’i programoni (konfiguroni). Kjo ju jep më shumë fleksibilitet në rrjet sepse sëitch mund të monitorohet dhe konfigurohet në mënyrë që të keni më shumë kontroll mbi trafikun e rrjetit, dhe kush do të ketë akses në rrjet.
Rrjetet: Routers
Routers, pajisja e dytë e rëndësishme në rrjet, përdoren për të lidhur disa rrjete bashkë. Psh: router mund të përdoret për të lidhur rrjetin tuaj kompjuterik me internetin në mënyrë që disa kompjutra të përdorin të njëjtin internet. Router-i funksionon si një dispeçer, zgjedh rrugën më të mirë për kalimin e informacionit në mënyrë që informacioni të shkojë sa më shpejt.
Routers analizojnë të dhënat që kalojnë në rrjet, paketojnë dhe ndryshojnë paketimin dhe i dërgojnë një një rrjet tjetër. Routers lidhin biznesin tënd me botën jashtë, mbrojnë informacionin nga rreziqet dhe mund të caktojnë prioritet nga një kompjuter në tjetrin.

Në varësi të biznesit dhe planit të rrjetit, ju mund të zgjidhni nga routers me opsione të ndryshme. Këto opsione përfshijnë:
1. Firewall: software specifik që analizon të dhënat në hyrje dhe mbron biznesin tuaj nga sulmet.
2. Virtual Private Network (VPN): Një mënyrë që lejon punonjësit që nga jashtë premisave të kompanisë të aksesojnë në mënyrë të sigurtë rrjetin.
3. IP Phone Network: Kombinon kompjuterat e kompanisë me rrjetin telefonik, duke përdor teknologjinë voice VOIP në mënyrë që të unifikojë dhe thjeshtësojë komunikimet tuaja si dhe kush ka akses në rrjetin tuaj.Cisco Network - Kurs Tirane