Programim JAVA ne Tirane + Online: Vetem Praktike

Tirana Center of Technology (TCT) është qendër e specializuar vetëm në Teknologji Informacioni dhe zhvillon trajnime profesionale në një sërë kursesh në drejtimin informatikë (Pozicioni punës: Programues).

Kursi JAVA në TCT ndahet në tre nivele, kurs i nivelit të parë dhe vjen pas kursit C++; kursi i nivelit te dytë dhe kursi i nivelit te tretë ku tajnohesh per Java EE . Në këto kurse, ju do te merrni njohuritë bazë që fillojnë në zero dhe të avancuara të programimit.

Në këtë kurs JAVA ju do të trajnoheni për programimin e orientuar objekt JAVA (OOP) si dhe në fund të kursit zhvillohen disa seanca JAVA me User Interface, pra, përgatitje për gjuhët WEB të cilat janë të orientuara drejt User Interface.

JAVA EE (Enterprise Edition) është vazhdimi natyral i këtij kursi.

N.q.s. JAVA ju duket si gjuha juaj për të vazhduar profesionin e programuesit dhe keni arritur të merrni baza të forta në programimin e orientuar objekt dhe logjikë të fortë programimi nga ku mund të vazhdoni më tej me WEB development në PHP ose ASP.NET.

Trajnimet në TCT zhvillohen vetëm në praktikë dhe stafi i TCT është plotësisht i dedikuar që ju të arrini karrierën tuaj si programues. Instruktorët në TCT vijnë nga tregu i punës dhe nuk janë pedagog universitetesh, pra ne nuk “beat around the bush” por futemi direkt në cfarë ju nevojitet juve për t’u punësuar.

Kursi zgjat 9 javë ose 2 muaj e një javë- zhvillohet 2 herë në javë nga 2.5 orë (45 orë). Trajnimi mbahet pasditeve 6:30 me 9:00. Cmimi është 30.000 Lek të reja per personat qe jane prezent fizikisht dhe 20.000 Lek të reja nese e ndiqni online, dhe pagesa mund të kryhet me dy këste nga 15.000 Lek të reja.

Vizitoni TCT dhe do ju japim orientim karriere si edhe aftësitë për cdo pozicion pune në Teknologji Informacioni. TCT është qendër e licencuar për trajnime profesionale dhe në përfundim të suksesshëm të kursit i pajis studentët me certifikatë të njohur nga shteti Shqiptar.

Ju mirëpresim në TCT,

Rr. Durrësit përballë gjimnazit Qemal Stafa (sipër Bankës BKT)  | Tel: 069.89.69.889

Web:  tct.al | Email: info@tct.al