Përfitimet e Kurseve Online

Benefitet e kurseve online

Ne jemi gjithmonë në kërkim të ideve se si të kalojmë kohën tonë të lirë, sidomos nëse jemi duke qëndruar në shtëpi. Një mundësi shumë e mirë është të mësuarit online. E dimë që shumë nga ne nuk janë të familjarizuar me këtë metodë mësimi, por nuk keni asnjë arsye pse të tërhiqeni mbrapa, madje kanë shumë avantazhe kur trajnimet janë LIVE Online dhe jo të regjistruara.

Më poshtë janë disa nga përfitimet kryesore që mësimi online ju ofron studentëve.

Një larmi e madhe kursesh për të zgjedhur – nëse mendoni se kurset online do ishin të pakëta, ne në TCT ofrojmë një gamë të gjerë mundësish për të zgjedhur. Disa nga kurset që mund të ndiqni online janë: 1. C++, 2.Java, 3.Front End Development, 4.Web Design, 5.Administrim Server Linux, 6.Administrim Server Windows, 7.Databazë, 8.Ms Excel, 9.C# , 10.Python

Kosto më e ulët – nëse doni të ndiqni një kurs online një benefit shumë kryesor është se ju mund të kurseni deri në 10.000 Lekë te reja. Çmimi i kurseve në TCT nëse i ndiqni fizikisht janë 30.000 Lekë te reja ose 240 Euro, ndërsa ndjekja e mësimit online kushton 20.000 Lekë te reja ose 160 Euro.

Komunikim direkt me instruktorët – shumica keqkuptohen kur dëgjojnë për mësime online pasi mendojnë se do ta ndjekin thjeshtë nga një video e regjistruar, por jo. Në TCT kursi zhvillohet duke e dëgjuar instruktorin live dhe në çdo moment ti ke mundësi ta pyesësh për paqartësit që mund të kesh. Online software lejon që instruktori të futet në kompjuterin tënd për të të ndihmuar, por edhe ti mund të futesh në kompjuterin e instruktorit. Pra është njësoj si të jeni pranë fizikisht.

Fleksibilitet – duke studiuar nëpërmjet internetit, ju zgjidhni mjedisin tuaj të të mësuarit që funksionon më mirë për nevojat tuaja, qoftë dhoma juaj e gjumit, studioja juaj apo kafeneja e qetë e preferuar. Ku ka më mirë se të investosh për të ardhmen tënde thjeshtë duke qëndruar në krevat. Gjithçka që ju nevojitet është një kompjuter ose tabletë dhe një lidhje interneti. Kjo pavarësi e lokacionit është një përfitim masiv, shpesh i nënvlerësuar i mësimeve në internet.

Avantazh kohor – le ta pranojmë, të gjithë kemi probleme me vonesën. Sa herë na ka ndodhur mos të arrijmë orarin e leksioneve, seminareve apo dhe të punës për shumë arsye të ndryshme. Ky problem është i zgjidhur me kurset online, pasi nuk është e nevojshme të udhëtosh për në klase, që do të thotë më pak kohë e kaluar nëpër autobuse, më pak kohë duke menduar nëse ka trafik apo jo, nëse do të bjerë shi apo do të bllokohen rrugët.

Përqëndrim më i lartë dhe vetë-disiplinë – shumë njerëz e kanë të vështirë të përqëndrohen nëse kanë dhe persona të tjerë afër tyre. Fleksibiliteti që të jep mësimi online duke e zgjedhur ti mjedisin që do ta ndjekësh, të krijon mundësinë që ti të jesh në një ambient që mund të përqëndrohesh shumë lehtë. Gjithashtu kursi juaj online jo vetëm që do t’ju mësojë, por njëkohësisht do t’ju ndihmojë të bëheni më të vetë-motivuar dhe më të vetë-disiplinuar, një tipar që do t’ju bëjë të qëndroni më gjatë në vendin e punës dhe do t’ju shërbej në shumë fusha të tjera.

Ju mirëpresim në TCT,

Vendndodhja: Rr. Durrësit përballë gjimnazit Qemal Stafa, (sipër Bankës BKT) Kati 5

Tel: 067 686 1620

Webmail: info@tct.al

Email: tirana.it.tct@gmail.com

Instagram: @tirana_center_of_technology

( www.instagram.com/tirana_center_of_technology/?hl=en )

Facebook: Tirana Center of Technology

(www.facebook.com/TCT.kurse.IT/)
Website: tct.edu.al

Programim ASP.NET – Tirane – Vetem ne praktike + online – Pergatitje per Tregun e Punes

Tirana Center of Technology (TCT) është qendër e specializuar vetëm në Teknologji Informacioni dhe zhvillon trajnime profesionale në një sërë kursesh në drejtimin informatikë (Pozicioni punës: Programues).

Kursi ASP.NET MVC C# në TCT është kurs i nivelit të tretë. Në këtë kurs njohuritë e programimit nuk fillojnë nga zero; këtu supozohet që ju i zotëroni bazat e programimit me C++ dhe më tepër – duhet të dini programim të orientuar objekt (OOP) për arsye të programimit me konceptin Model View Controller në këtë kurs.

Programuesit Web Developer janë shumë të kërkuar në Shqipëri dhe nëpër botë. Kompani të shumta në Tiranë punojnë me ASP.NET dhe platformën Microsoft.

N.q.s ju do të fitonit njohuri në Web Develpment nuk do thoja asgjë të re nëse do thoja që “një vend pune do ju priste diku në Tiranë!”. Rekomandohet fort që ky kurs të shoqërohet me kursin e databazës, pasi programimi Web është i lidhur ngusht me quering të avancuara të databazës.

Trajnimet në TCT zhvillohen vetëm në praktikë dhe stafi i TCT është plotësisht i dedikuar që ju të aftësoheni për të arritur karrierën tuaj si programues. Instruktorët në TCT vijnë nga tregu i punës dhe nuk janë pedagog universitetesh, pra ne nuk “beat around the bush”, por futemi direkte në cfarë ju nevojitet për t’u punësuar.

Kursi zgjat 9 javë ose 2 muaj e një javë dhe zhvillohet 2 herë në javë nga 2.5 orë (45 orë). Trajnimi mbahet pasditeve 6:30 me 9:00. Cmimi është 30.000 Lek të reja per personat që e ndjekin fizikisht dhe 20.000 Lek të reja nëse ju vendosni t’a ndiqni online. Pagesa mund të kryhet me dy këste nga 15.000 Lek të reja.

Eja dhe na vizito në TCT , do ju japim orientim karriere si edhe aftësitë për çdo pozicion pune në Teknologji Informacioni. TCT është qendër e licencuar për trajnime profesionale dhe në përfundime të suksesshëme të kursit i pajisim studentët me certifikatë të njohur nga shteti Shqiptar.

Ju mirëpresim në TCT,

Rr. Durrësit përballë gjimnazit Qemal Stafa (sipër Bankës BKT)  | Tel: 069.89.69.889

Web:  tct.al | Email: info@tct.al

Programim PHP ne Tirane + Online – vetem praktike

Tirana Center of Technology (TCT) është qendër e specializuar vetëm në Teknologji Informacioni dhe zhvillon trajnime profesionale në një sërë kursesh në drejtimin informatikë (Pozicioni punës: Programues).

Kursi PHP në TCT është kurs i nivelit të dytë. Në këtë kurs njohuritë e programimit nuk fillojnë nga zero; këtu supozohet që ju i zotëroni bazat e programimit me C++ (ose tjetër gjuhë). Programuesit Web Developer janë shumë të kërkuar në Shqipëri dhe nëpër botë. Kompani të shumta në Tiranë punojnë me PHP (Open Source) software.

N.q.s ju do të fitonit njohuri dhe aftësi në Web Develpment nuk do thoja asgjë të re , nëse do thoja që “një vend pune do ju priste diku në Tiranë!”. Rekomandohet fort që ky kurs të shoqërohet me kursin e databazës pasi programimi Web është i lidhur ngusht me quering të avancuara të databazës.

Trajnimet në TCT zhvillohen vetëm në praktikë dhe stafi i TCT është plotësisht i dedikuar që ju të aftësoheni për të arritur karrierën tuaj si programues. Instruktorët në TCT vijnë nga tregu i punës dhe nuk janë pedagog universitetesh, pra ne nuk “beat around the bush”, por futemi direkt në cfarë ju nevojitet juve për t’u punësuar.

Kursi zgjat 9 javë ose 2 muaj e një javë dhe zhvillohet 2 herë në javë nga 2.5 orë (45 orë). Trajnimi mbahet pasditeve 6:30 me 9:00. Cmimi është 30.000 Lek të reja per personat që e ndjekin fizikisht dhe 20.000 Lek të reja nëse ju vendosni t’a ndiqni online. Pagesa mund të kryhet me dy këste nga 15.000 Lek të reja.

Eja dhe na vizito në TCT , do ju japim orientim karriere si edhe aftësitë për çdo pozicion pune në Teknologji Informacioni. TCT është qendër e licencuar për trajnime profesionale dhe në përfundime të suksesshëme të kursit i pajisim studentët me certifikatë të njohur nga shteti Shqiptar.

Ju mirëpresim në TCT,

Rr. Durrësit përballë gjimnazit Qemal Stafa (sipër Bankës BKT)  | Tel: 069.89.69.889

Web:  tct.al | Email: info@tct.al

databaze media set informacion

Per te pare informacionin ne nje mediaset ( bak file) e cila mund te kete nje ose me shume backup sets (backups) perdorim queries te meposhtem.

per media set-in

restore labelonly from disk=’C:\Program Files\Microsoft SQL Server\MSSQL13.SQL2016\MSSQL\Backup\testxml.bak’

per backup sets

restore headeronly from disk=’C:\Program Files\Microsoft SQL Server\MSSQL13.SQL2016\MSSQL\Backup\testxml.bak’

per files qe jane bere backup nga ky media set

restore filelistonly from disk=’C:\Program Files\Microsoft SQL Server\MSSQL13.SQL2016\MSSQL\Backup\testxml.bak’