Linux Server Administration

Fillojmë së shpejti kursin Linux Server Administration.

Ky kurs nisë nga zero dhe ndjek objektivat e provimit LPIC-1 Exam 101-500 dhe provimit LPIC-2 Exam 102-500. Zhvillohet vetëm në praktikë dhe ju përgatit për tregun e punës.

LPIC-1 kërkon kalimin e dy provimeve, 101-500 dhe 102-500. Pjesa e parë që do të zhvillohet është

101-500. Ky kurs do të përfshijë të gjitha objektivat e nevojshme të pjesës së parë të provimit, për të fituar certifikimin tuaj LPIC-1. Përvec demonstrimeve të drejtpërdrejta do jepen edhe detyra, me anë të të cilave do të praktikoheni për atë që do të  mësoni . Kursi do të prezantojë se si studentët mund të krijojnë mjedisin e tyre virtual, ku  mund të shkarkojnë programin e tyre falas Linux dhe nuk do të duhet të shpenzojnë para për hardware ose software të ri.

Pjesa e dytë është 102-500 dhe vazhdon në seri të kursit të përgatitjes së provimit të çertifikimit LPIC-1. Ky kurs do të bazohet në njohuritë tuaja të mëparshme të përgatitjes së provimit LPIC-1 (101-500). Kursi do të përfshijë tema si Shkrimi i skripteteve bazë të shell, menaxhimi i të dhënave SQL, instalimi dhe konfigurimi i mjedisit X11.


Ju mirëpresim në TCT!

Vendndodhja: Rr. Durrësit përballë gjimnazit Qemal Stafa,  (sipër Bankës BKT) Kati 5
Tel: 067 686 1620
Website: tct.edu.al
Webmail: info@tct.al
Email: tirana.it.tct@gmail.com
Instagram: @tirana_center_of_technology 
www.instagram.com/tirana_center_of_technology )
Facebook: Tirana Center of Technology
(www.facebook.com/TCT.kurse.IT)

MS SQL Server 2016 – Databaze Trajnim Praktike ne Tirane + Online

Tirana Center of Technology (TCT) është një qendër e specializuar vetëm në Teknologji Informacioni dhe zhvillon trajnime profesionale në një sërë kursesh në drejtimet IT, Data, Design dhe Programim.

Një nga kurset më të preferuara dhe të kërkuara në treg të punës është kursi i Databazës. Ky kurs i shërben informaticienëve dhe informatikë-biznesi. Njohuritë në databazë mund të përdoren në fusha nga më të ndryshme si rezultat se të gjitha informacionet botërore ruhen nëpër databaza. Cdo web developer duhet të bëj query databazës për të marrë e dhënë informacion. Databazën e përdorin raport ndërtuesit, statisticienët, auditorët, indikatorët e marketingut etj.

Në TCT zhvillojmë MS SQL Server 2016 për databazën. Ky kurs ndjek objektivat e provimit 20761B të MS SQL Server 2016 Quering; për më tepër ne zhvillojmë edhe disa tema nga provimi 20762 SQL Development dhe 20763 SQL Administration.

Kursi databazës në TCT zhvillohet me standartet ndërkombëtare të trajnimit të MS SQL Server 2016.

Eja dhe na vizito në TCT, do ju japim orientim karriere si edhe aftësitë për çdo pozicion pune në Teknologji Informacioni.
TCT është qendër e licencuar për trajnime profesionale dhe në përfundime të suksesshëme të kursit i pajisim studentët me certifikatë të njohur nga shteti Shqiptar.

Kursi zgjat 9 javë ose 2 muaj e një javë dhe zhvillohet 2 herë në javë nga 2.5 orë (45 orë). Trajnimi mbahet pasditeve 6:30 me 9:00. Cmimi është 30.000 Lek të reja per personat që e ndjekin fizikisht dhe 20.000 Lek të reja nëse ju vendosni t’a ndiqni online. Pagesa mund të kryhet me dy këste nga 15.000 Lek të reja.

Ju mirëpresim në TCT,

Rr. Durrësit përballë gjimnazit Qemal Stafa (sipër Bankës BKT)  | Tel: 069.89.69.889

Web:  tct.al | Email: info@tct.al

JAVA Enterprise Edition – Trajnim Praktike ne Tirane + Online – Instruktor me eksperience ne treg

Tirana Center of Technology (TCT) është qendër e specializuar vetëm në Teknologji Informacioni dhe zhvillon trajnime profesionale në një sërë kursesh në drejtimin informatikë (Pozicioni punës: Programues).

Kursi JAVA Enterprise Edition në TCT është kurs i nivelit të tretë. Në këtë kurs njohuritë e programimit nuk fillojnë nga zero; këtu supozohet që ju i zotëroni bazat e programimit me C++ dhe JAVA Object Oriented – duhet të dini mirë programim të orientuar objekt (OOP) për arsye të programimit me konceptin Model View Controller në këtë kurs.

Programuesit Web Developer janë shumë të kërkuar në Shqipëri dhe nëpër botë. Kompani të shumta në Tiranë punojnë me JAVA EE. N.q.s ju do të fitonit njohurit në Web Develpment nuk do thoja asgjë të re nëse do thoja që “një vend pune do ju priste diku në Tiranë!”. Rekomandohet fort që ky kurs të shoqërohet me kursin e databazës pasi programimi Web është i lidhur ngusht me quering të avancuara të databazës.

Trajnimet në TCT zhvillohen vetëm në praktikë dhe stafi i TCT është plotësisht i dedikuar që ju të aftësoheni për të arritur karrierën tuaj si programues. Instruktorët në TCT vijnë nga tregu i punës dhe nuk janë pedagog universitetesh, pra ne nuk “beat around the bush”, por futemi direkte në cfarë ju nevojitet për t’u punësuar.

Kursi zgjat 9 javë ose 2 muaj e një javë dhe zhvillohet 2 herë në javë nga 2.5 orë (45 orë). Trajnimi mbahet pasditeve 6:30 me 9:00. Cmimi është 30.000 Lek të reja per personat që e ndjekin fizikisht dhe 20.000 Lek të reja nëse ju vendosni t’a ndiqni online. Pagesa mund të kryhet me dy këste nga 15.000 Lek të reja.

Eja dhe na vizito në TCT , do ju japim orientim karriere si edhe aftësitë për çdo pozicion pune në Teknologji Informacioni. TCT është qendër e licencuar për trajnime profesionale dhe në përfundime të suksesshëme të kursit i pajisim studentët me certifikatë të njohur nga shteti Shqiptar.

Ju mirëpresim në TCT,

Rr. Durrësit përballë gjimnazit Qemal Stafa (sipër Bankës BKT)  | Tel: 069.89.69.889

Web:  tct.al | Email: info@tct.al

Të orientosh karrierën tënde drejt IT(Information Technology)?

Je gjimnazist? Je i/e paqartë  për profesionin tënd të ardhshëm? Dëshiron që karrierën tënde ta orientosh drejt IT(Information Technology), por ke shumë pikëpyetje për mundësitë që ofron kjo fushë?

Dilema më e madhe e një gjimnazisti, krahas faktit se si duhet te vishet ditën e nesërme në shkollë J është dhe në  çfarë  fushe do ta orientojë karrierën e tij, çfarë të studiojë,  me çfarë të merret pjesën tjetër të jetës.

Pyetjeve të tyre shumica nga ne, i përgjigjet me një tjetër pyetje. “ Cfarë të pëlqen të bësh?”

Në më të shumtën e rasteve, një gjimnazist heziton të përgjigjet. Por ka nga ato që janë më konkretë. E shohin veten në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Por, dyshimet dhe në këto raste nuk mungojnë.

Bota e teknologjisë është një botë mbi të gjitha shumë emocionuese, për faktin e vetëm që teknologjia që ekzistonte dje, sot mund të jetë zëvendësuar me një teknologji të re. Në qoftë se do jesh një profesionist i kësaj fushe puna jote nuk do të jetë monotone në asnjë ditë të saj.Pse të orientosh karrierën tënde drejt IT(Information Technology)?

Pagesat. Një ndër komponentët shumë joshës kur zgjedh një profesion. Kjo industri klasifikohet në një nga industritë ku punonjësit janë më të shpërblyer financiarisht.

Shumë studime të huaja amerikane, tregojnë që në 10 vitet e ardhshme do të kemi një rritje afërsisht 20%  të pozicioneve të punës që do të ofrohen në IT dhe Shkenca Kompjuterike.

Por, cila është mënyra më e mirë për tu bërë një profesionist shumë i mirë në këtë fushë?

PRAKTIKË. Të mësosh IT duke e praktikuar atë. Nuk arrin të bëhesh dot një profesionist I mirë në këtë fushë vetëm me mënyrat klasike, me libra e teorira.

Kjo është formula që ndjek Tirana Center of Technology (Qendra e Teknologjisë Tiranë), thjeshtësimi i IT dhe përcjellja e dijeve te studentët duke i krijuar atyre mundësine çdo orë mësimi ta praktikojnë atë.

Nuk je kurrë vonë apo herët që të bëhesh pjesë e botës së teknologjisë, je gjithmonë në momentin e duhur.

Trajnim: Investigim problemesh databaze – programim

Kur ndodh nje problem IT duhet te jete i qete dhe i perqendruar ne problemin e ndodhur.

ANALIZA – Hapat qe ndiqen:

  1. Koha e problemit?
  2. Ambjenti i problemit?
  3. Nr i perdoruesve qe i ka ndodh ky problem?
  4. Kur ishte hera fundit qe ka funksionuar ne menyre te sakte?
  5. Cfare ka ndryshuar ne sistem para se te ndodhte ky problem?
  6. Si lidhet ky problem me sherbime te tjera periferale?

ZGJIDHJA (me disa hapa)

TESTIMI (me disa raste)

DOKUMENTIMI