Të orientosh karrierën tënde drejt IT(Information Technology)?

Je gjimnazist? Je i/e paqartë  për profesionin tënd të ardhshëm? Dëshiron që karrierën tënde ta orientosh drejt IT(Information Technology), por ke shumë pikëpyetje për mundësitë që ofron kjo fushë?

Dilema më e madhe e një gjimnazisti, krahas faktit se si duhet te vishet ditën e nesërme në shkollë J është dhe në  çfarë  fushe do ta orientojë karrierën e tij, çfarë të studiojë,  me çfarë të merret pjesën tjetër të jetës.

Pyetjeve të tyre shumica nga ne, i përgjigjet me një tjetër pyetje. “ Cfarë të pëlqen të bësh?”

Në më të shumtën e rasteve, një gjimnazist heziton të përgjigjet. Por ka nga ato që janë më konkretë. E shohin veten në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Por, dyshimet dhe në këto raste nuk mungojnë.

Bota e teknologjisë është një botë mbi të gjitha shumë emocionuese, për faktin e vetëm që teknologjia që ekzistonte dje, sot mund të jetë zëvendësuar me një teknologji të re. Në qoftë se do jesh një profesionist i kësaj fushe puna jote nuk do të jetë monotone në asnjë ditë të saj.Pse të orientosh karrierën tënde drejt IT(Information Technology)?

Pagesat. Një ndër komponentët shumë joshës kur zgjedh një profesion. Kjo industri klasifikohet në një nga industritë ku punonjësit janë më të shpërblyer financiarisht.

Shumë studime të huaja amerikane, tregojnë që në 10 vitet e ardhshme do të kemi një rritje afërsisht 20%  të pozicioneve të punës që do të ofrohen në IT dhe Shkenca Kompjuterike.

Por, cila është mënyra më e mirë për tu bërë një profesionist shumë i mirë në këtë fushë?

PRAKTIKË. Të mësosh IT duke e praktikuar atë. Nuk arrin të bëhesh dot një profesionist I mirë në këtë fushë vetëm me mënyrat klasike, me libra e teorira.

Kjo është formula që ndjek Tirana Center of Technology (Qendra e Teknologjisë Tiranë), thjeshtësimi i IT dhe përcjellja e dijeve te studentët duke i krijuar atyre mundësine çdo orë mësimi ta praktikojnë atë.

Nuk je kurrë vonë apo herët që të bëhesh pjesë e botës së teknologjisë, je gjithmonë në momentin e duhur.