MS SQL Server 2016 – Databaze Trajnim Praktike ne Tirane + Online

Tirana Center of Technology (TCT) është një qendër e specializuar vetëm në Teknologji Informacioni dhe zhvillon trajnime profesionale në një sërë kursesh në drejtimet IT, Data, Design dhe Programim.

Një nga kurset më të preferuara dhe të kërkuara në treg të punës është kursi i Databazës. Ky kurs i shërben informaticienëve dhe informatikë-biznesi. Njohuritë në databazë mund të përdoren në fusha nga më të ndryshme si rezultat se të gjitha informacionet botërore ruhen nëpër databaza. Cdo web developer duhet të bëj query databazës për të marrë e dhënë informacion. Databazën e përdorin raport ndërtuesit, statisticienët, auditorët, indikatorët e marketingut etj.

Në TCT zhvillojmë MS SQL Server 2016 për databazën. Ky kurs ndjek objektivat e provimit 20761B të MS SQL Server 2016 Quering; për më tepër ne zhvillojmë edhe disa tema nga provimi 20762 SQL Development dhe 20763 SQL Administration.

Kursi databazës në TCT zhvillohet me standartet ndërkombëtare të trajnimit të MS SQL Server 2016.

Eja dhe na vizito në TCT, do ju japim orientim karriere si edhe aftësitë për çdo pozicion pune në Teknologji Informacioni.
TCT është qendër e licencuar për trajnime profesionale dhe në përfundime të suksesshëme të kursit i pajisim studentët me certifikatë të njohur nga shteti Shqiptar.

Kursi zgjat 9 javë ose 2 muaj e një javë dhe zhvillohet 2 herë në javë nga 2.5 orë (45 orë). Trajnimi mbahet pasditeve 6:30 me 9:00. Cmimi është 30.000 Lek të reja per personat që e ndjekin fizikisht dhe 20.000 Lek të reja nëse ju vendosni t’a ndiqni online. Pagesa mund të kryhet me dy këste nga 15.000 Lek të reja.

Ju mirëpresim në TCT,

Rr. Durrësit përballë gjimnazit Qemal Stafa (sipër Bankës BKT)  | Tel: 069.89.69.889

Web:  tct.al | Email: info@tct.al