Të orientosh karrierën tënde drejt IT(Information Technology)?

Je gjimnazist? Je i/e paqartë  për profesionin tënd të ardhshëm? Dëshiron që karrierën tënde ta orientosh drejt IT(Information Technology), por ke shumë pikëpyetje për mundësitë që ofron kjo fushë?

Dilema më e madhe e një gjimnazisti, krahas faktit se si duhet te vishet ditën e nesërme në shkollë J është dhe në  çfarë  fushe do ta orientojë karrierën e tij, çfarë të studiojë,  me çfarë të merret pjesën tjetër të jetës.

Pyetjeve të tyre shumica nga ne, i përgjigjet me një tjetër pyetje. “ Cfarë të pëlqen të bësh?”

Në më të shumtën e rasteve, një gjimnazist heziton të përgjigjet. Por ka nga ato që janë më konkretë. E shohin veten në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Por, dyshimet dhe në këto raste nuk mungojnë.

Bota e teknologjisë është një botë mbi të gjitha shumë emocionuese, për faktin e vetëm që teknologjia që ekzistonte dje, sot mund të jetë zëvendësuar me një teknologji të re. Në qoftë se do jesh një profesionist i kësaj fushe puna jote nuk do të jetë monotone në asnjë ditë të saj.Pse të orientosh karrierën tënde drejt IT(Information Technology)?

Pagesat. Një ndër komponentët shumë joshës kur zgjedh një profesion. Kjo industri klasifikohet në një nga industritë ku punonjësit janë më të shpërblyer financiarisht.

Shumë studime të huaja amerikane, tregojnë që në 10 vitet e ardhshme do të kemi një rritje afërsisht 20%  të pozicioneve të punës që do të ofrohen në IT dhe Shkenca Kompjuterike.

Por, cila është mënyra më e mirë për tu bërë një profesionist shumë i mirë në këtë fushë?

PRAKTIKË. Të mësosh IT duke e praktikuar atë. Nuk arrin të bëhesh dot një profesionist I mirë në këtë fushë vetëm me mënyrat klasike, me libra e teorira.

Kjo është formula që ndjek Tirana Center of Technology (Qendra e Teknologjisë Tiranë), thjeshtësimi i IT dhe përcjellja e dijeve te studentët duke i krijuar atyre mundësine çdo orë mësimi ta praktikojnë atë.

Nuk je kurrë vonë apo herët që të bëhesh pjesë e botës së teknologjisë, je gjithmonë në momentin e duhur.

Midis Botës Programimit dhe Ekonomikut…?

Cfarë do të thotë të jesh programues?

Qender Trajnimi Kurse Programim
Të punosh 7-10 orë në ditë në duke programuar në WEB Development languages si ASP.NET, JAVA, PHP, RUBY etj, duke ditur edhe databazë e cila gjendet në cdo aplikim web. Në përgjithësi duhen rreth 1-2 vjet programim (në shkollë, kurse trajnimi, autodidakt, internship dhe punë) që të quhesh i pavarur si programues. Pra, ka një kurbë mësimi jo të vogël.

Nëse e shikon veten këtu është mirë të filloni sa më shpejt duke programuar në shkollë, kurse trajnimi, autodidakt, internship dhe punë.

Akoma nuk e gjeni veten?           Image result for intersection signs
Mundësia tjetër është Ekonomik. Ok, Ekonomiku me drejtimet e tij në Kontabilitet, Financë, Ekonomiks, dhe Marketing. Mund t’a gjeni veten në këto nën drejtime të Ekonomikut…(ju e dini nëse e gjeni veten këtu)

Midis botës ekonomike dhe informatikës gjenden edhe pozicionet e punës të cilat kërkojnë databazë development. Këto nuk do të programoni por do të mirëmbani bazën e të dhënave të një kompanie apo institucioni. Do të kryeni tranzaksione hyrëse, përditësime dhe raportime; do të integroni të dhënat nga dokumenta Exceli, Notepad etj.

Akoma nuk e gjeni veten? 

Ok, për studentët që janë ndërmjet botës informatike, ekonomike, dhe marketingut profesioni i shumë dëshiruar nga kompanitë është “Online Media Specialist”.

Cfarë është online media specialist?

Përgjegjësitë:

  • Web design, HTML, CSS, SEO dhe Google Analytics, AdSense etj.
  • Identifikimi i klientëve online nëpërmjet platformave të ndryshme online, mesazheve dhe ndërtimi i strategjive për publikim online të informacionit.
  • Krijimi, përditësimi, publikimi dhe shpërndarja e lajmeve ditore (në text, imazhe, video, HTML etj) duke inkurajuar komunitetin për rreth.
  • Mirëmbajtja e faqeve sociale dhe blogs, facebook, linkedin, instagram, blogs të ndryshëm si blogger etj.
  • Krijimi i eventeve dhe kalendareve te kompanise.
  • Bashkëpunimi ndërmjet departamenteve dhe klientëve nëpërjme CRM, Customer Relationship Manager.
  • Shkrim teknik në web
  • Gjuha Angleze

Vizitoni Qendrën e Teknologjisë Tiranë për trajnime në Online Media Specialit, Databazë, Programim (C++, JAVA, Web), Windows dhe Linux Server Admin dhe IT (Cisco Switching & Routing / Diagnostikim PC). Pra ne mbulojmw spektrin e IT dhe online deri tek Ekonomiku por pa u futur ne ekonomik.


Rr. Durrësit #53, Tiranë | it.tct.al | 069.89.69.889