Kurset profesionale

   5 Arsye përse kurset profesionale janë të rëndësishme…

Ndërmarrja e një kursi profesional është e rëndësishme për të përmirësuar performancën tuaj drejt një karriere të caktuar. Një kurs profesional i mundëson individit të identifikojë dhe të njoh pikat e forta dhe të dobëta.
Kurset profesionale ofrojnë një mori përfitimesh në dije, eksperienca të ndryshme, aftësi etj.

Le të hedhim një vështrim në avantazhet e kurseve profesionale:

1. Ju mban në formë.

Kur merrni një kurs profesional, ju jeni të ekspozuar jo vetëm ndaj ideve të reja dhe të freskëta, por gjithashtu ju mban të azhornuar me gjithçka që po ndodh në zonën tuaj të interesit. Ndihmon në mbajtjen tuaj në formë përmes mësimit të vazhdueshëm.
2. Ju veçon nga të tjerët.
Në tregun konkurrues të sotëm, punëdhënësit kërkojnë njerëz që kanë një cilësi të veçantë për t’i ofruar biznesit të tyre. Ju merrni një këndvështrim më kreativ dhe inovativ drejt zgjidhjeve që do t’ju dallojnë nga të tjerët.
3. Aftësia për të kontribuar më shumë.
Ndërsa formoni njohuri përmes mësimit të vazhdueshëm, ju keni shumë më shumë për të kontribuar në organizatën tuaj sesa homologët tuaj që nuk kanë qenë pjesë e këtij zhvillimi profesional. Për më tepër, ju jeni të ekspozuar ndaj ideve, perceptimit dhe njohurive të reja që ju japin një avantazh konkurrues ndaj të tjerëve.
4. Rrit krijimtarinë tuaj
Kreativiteti është diçka që nuk ndalet së zhvilluari, por ka nevojë për ushqim të vazhdueshëm. Mësimi i mënyrave të ndryshme për të bërë një gjë dhe njohja me trendet e vazhdueshme, rrit kreativitetin tonë.  Duke provuar qasje të ndryshme vazhdimisht, ju mund të përmirësoni krijimtarinë tuaj dhe ta zhvilloni më tej atë.
5. Qasja profesionale ndaj kërkesave të klientëve
Kursi profesional ju mëson mënyrën më të mirë për të tërhequr dhe angazhuar klientët tuaj. Përmes kësaj ju mund të përmbushni kërkesat e klientëve tuaj në mënyrë më efektive dhe në një mënyrë më profesionale. Kjo rrit besimin e klientëve tuaj tek ju dhe ata vazhdojnë të vijnë për më shumë.
                            Ejani ne TCT per te mesuar prane nesh nga eksperte te fushes!
                            Email:info@tct.al
                            Facebook:https://www.facebook.com/TCT.kurse.IT
                            Instagram:https://www.instagram.com|
                            Kontakti:0676861620

Realiteti dhe Rinia e Njeriut

Think in advance - prepare today!

Think in advance – prepare today
Mendoni sa shpejt ndryshon kërkesa dhe oferta në këtë botë të Ekonomisë Tregut; sa ngadalë po ndryshon mënyra e të aftësuarit në përgatitjen e të rinjve për të ardhmen. Përgatitja për të ardhmen do të thotë standart jetesë më të lartë, kënaqësi gjatë ditës punës, harmoni profesionale dhe shoqërore dhe të gjitha këto për një njëri më të lumtur.

Mos humbni mundësinë e aftësimit në moshë të re – do të jetoni një jetë më të lumtur dhe me më shumë miq, koleg dhe të njohur gjatë gjithë jetës tuaj.

Afësohuni në teknologji informacioni: programim, rrjete kompjuteri, server administratorm teknik IT dhe software të ndyshëm (MS office, Excel Bankar, SPSS).

Na ndiqni në: Tirana Center of Technology dhe vizitoni programet tona.

Programimi JAVA

Do të ketë gjithmonë punë për programues dhe shpesh herë mund të punoni nga rehatia e shtëpisë tuaj.

Me kursin e programimit JAVA në TCT do të merrni njohuritë themelore të data abstraksion në gjuhët object
oriented. Kodimi procedurial si variablat, tabelat, ciklet, if… else.., si dhe funksionet do të merren si të
ditura. Në TCT kursi JAVA zhvillohet mbasi ke marrë njohuritë në C++.
Do të mësoni të ngrini ambjentin tuaj të programimit duke përdorur Net Beans si development platform dhe Java
Development KIT (JDK).

java-image

JAVA si gjuhë ka të gatshme shumë librari, menaxhimin e memories por përsëri programuesi duhet të shkruajë shumë
kod. Nga ana tjetër JAVA është një gjuhë strongly typed, pra, strikte në programim, shumica erroreve gjurmohen që
në kompilim dhe thjeshtë, kjo e bën JAVA një gjuhë solide dhe një platformë ku mund të ngrihen aplikacione të
shkallës së gjerë. JAVA është një gjuhë e shpejtë e kompiluar dhe performanca ka ardhur duke u ngritur me
përmirësimin e JVM. JAVA është një gjuhë e pjekur kështu që nuk do të hysh në rrugë pa krye.
Programimin në JAVA e lehtëson edhe komuniteti i gjerë i cili e përdor këtë gjuhë në mbarë botën. Pra, do të gjeni
ndihmë nga shumë programues anembanë botës.

Në përmbledhje, pse duhet të mësoni JAVA:
1. Gjenden shumë informacion online
2. Ka një librari shumë të pasur
3. Do të gjeni shumë shembuj online
4. Ambjente programimi pa lek dhe shumë efikas
5. Gjendet anembanë botës
6. Ka shumë pozicione pune
7. Mund të kaloni në programimin e aplikacioneve Android
8. Vështirësi mesatare, JAVA shkruhet me fjalë (ndihmon në kodim)