Programimi JAVA

Do të ketë gjithmonë punë për programues dhe shpesh herë mund të punoni nga rehatia e shtëpisë tuaj.

Me kursin e programimit JAVA në TCT do të merrni njohuritë themelore të data abstraksion në gjuhët object
oriented. Kodimi procedurial si variablat, tabelat, ciklet, if… else.., si dhe funksionet do të merren si të
ditura. Në TCT kursi JAVA zhvillohet mbasi ke marrë njohuritë në C++.
Do të mësoni të ngrini ambjentin tuaj të programimit duke përdorur Net Beans si development platform dhe Java
Development KIT (JDK).

java-image

JAVA si gjuhë ka të gatshme shumë librari, menaxhimin e memories por përsëri programuesi duhet të shkruajë shumë
kod. Nga ana tjetër JAVA është një gjuhë strongly typed, pra, strikte në programim, shumica erroreve gjurmohen që
në kompilim dhe thjeshtë, kjo e bën JAVA një gjuhë solide dhe një platformë ku mund të ngrihen aplikacione të
shkallës së gjerë. JAVA është një gjuhë e shpejtë e kompiluar dhe performanca ka ardhur duke u ngritur me
përmirësimin e JVM. JAVA është një gjuhë e pjekur kështu që nuk do të hysh në rrugë pa krye.
Programimin në JAVA e lehtëson edhe komuniteti i gjerë i cili e përdor këtë gjuhë në mbarë botën. Pra, do të gjeni
ndihmë nga shumë programues anembanë botës.

Në përmbledhje, pse duhet të mësoni JAVA:
1. Gjenden shumë informacion online
2. Ka një librari shumë të pasur
3. Do të gjeni shumë shembuj online
4. Ambjente programimi pa lek dhe shumë efikas
5. Gjendet anembanë botës
6. Ka shumë pozicione pune
7. Mund të kaloni në programimin e aplikacioneve Android
8. Vështirësi mesatare, JAVA shkruhet me fjalë (ndihmon në kodim)