Kursi CCNA – Vetem ne Praktike ne Tirane (TCT)

Tirana Center of Technology (TCT) është qendër e specializuar vetëm në Teknologji Informacioni dhe zhvillon trajnime profesionale me kurse nga bazë deri më të avancuarat në IT.

Kursi i CCNA-së, ndahet në dy niveli i parë dhe niveli i dytë i rrjetave kompjuterike. Kurrikula që ne ndjekim përmban objektivat e provimit të njohur në mbarë botën të CCNA-së.  Trajnimi është plotësisht i bazuar në praktikë, fillon nga zero dhe është trajnimi më thelbësor për cdo IT. Kursi synon t’ju përgatit për tregun e punës si edhe për provimin e parë të certifikatës të CCNA-së.

Me njohuritë e fituara në këtë kurs ju do të jeni plotësisht të aftë të mirëmbani rrjetin e kompanive të vogla dhe të mesme. Në mëryrë që të plotësoni njohuritë në profesionin tuaj me interes për ju janë edhe kurset “Diagnostikim PC” dhe “Administrim Server Linux ose Windows” – të cilat gjithashtu mbahen në TCT si kurse më vete dhe zhvillohen vetëm në praktikë.

Eja dhe na vizito në TCT, do ju japim orientim karriere si edhe aftësitë për çdo pozicion pune në Teknologji Informacioni.
TCT është qendër e licencuar për trajnime profesionale dhe në përfundime të suksesshëme të kursit i pajisim studentët me certifikatë të njohur nga shteti Shqiptar.

Kursi zgjat 9 javë ose 2 muaj e një javë dhe zhvillohet 2 herë në javë nga 2.5 orë (45 orë). Trajnimi mbahet pasditeve 18:30 me 21:00. Cmimi është 30.000 Lek të reja per personat që e ndjekin fizikisht dhe 20.000 Lek të reja nëse ju vendosni t’a ndiqni online. Pagesa mund të kryhet me dy këste nga 15.000 Lek të reja.

Ju mirëpresim në TCT,

Rr. Durrësit përballë gjimnazit Qemal Stafa (sipër Bankës BKT)  | Tel: 069.89.69.889

Web:  tct.al | Email: info@tct.al