Administrim Server Linux ne Tirane – vetem praktike LPIC1 & LPIC2

Tirana Center of Technology (TCT) është qendër e specializuar vetëm në Teknologji Informacioni dhe zhvillon trajnime profesionale me kurse nga bazë deri më të avancuarat në IT.

Kursi Linux Server Administration rezulton ndër kurset më të kërkuara në TCT dhe kjo si rezultat i nevojës së tregut të punës për këtë kurs me sektorin me më tepër kërkesë ‘Call Center’ dhe kompanitë Open Source (PHP).

Në TCT zhvillojmë vetëm në praktikë kursin Linux Server Administration. Ky kurs ndjek objektivat e provimit LPIC-1 Exam 101 – 400 dhe provimit LPIC-2 Exam 201 – 450.

Kursi Linux Server fillon nga zero dhe ju përgatit për tregun e punës si edhe për provimet e lart përmendura të njohura botërisht.

Eja dhe na vizito në TCT, do ju japim orientim karriere si edhe aftësitë për çdo pozicion pune në Teknologji Informacioni.
TCT është qendër e licencuar për trajnime profesionale dhe në përfundime të suksesshëme të kursit i pajisim studentët me certifikatë të njohur nga shteti Shqiptar.

Kursi zgjat 9 javë ose 2 muaj e një javë dhe zhvillohet 2 herë në javë nga 2.5 orë (45 orë). Trajnimi mbahet pasditeve 18:30 me 21:00. Cmimi është 30.000 Lek të reja per personat që e ndjekin fizikisht dhe 20.000 Lek të reja nëse ju vendosni t’a ndiqni online. Pagesa mund të kryhet me dy këste nga 15.000 Lek të reja.

Ju mirëpresim në TCT,

Rr. Durrësit përballë gjimnazit Qemal Stafa (sipër Bankës BKT)  | Tel: 069.89.69.889

Web:  tct.al | Email: info@tct.al