Pse databaze?

PSE DATABAZE ?

Tregu i punës në botën dinamike dixhitale kërkon që të vini në zbatim aftësitë dhe fuqitë tuaja logjike dhe analitike për zgjidhje problemesh. Shumë do t’ju vijnë në ndihmë edhe kujdesi nga detajet dhe saktësia e matematikës. Këto aftësi mund të vihen në zbatim në fushën e Teknologjisë Informacionit (IT). Një nga profilet e IT është edhe databaza.

PËRMBLEDHJE

Cdo aplikacion apo website ka nevojë për një hapësirë për të ruajtur dhe organizuar të dhënat dhe databazat bëjnë pikërisht këtë gjë. Fuqia që vjen nga databaza sot është e pa imagjinueshme. Njerëzimi përdor cdo ditë databazat por nuk e di këtë gjë. Fuqia relacionale (lidhjes informacionit) përvec ruajtjes dhe mirëmbajtjes së informacionit siguron botën e biznesit, shkencore, edukative, kërkimore etj, me informacion të përmbledhur (apo detajuar) për të vazhduar përpara duke vrojtuar modelet e deri tanishme. Cdo gjë bazohet në të dhëna sot, dhe ai person apo ent i cili zotëron këto të dhëna, i projekton dhe i strukturon në mënyra dinamike përfiton një avantazh nga konkurrentët.

PUNËSIMI NË TREGUN E TEKNOLOGJISË INFORMACIONIT

Korporatat e mëdha në industrite e telekomunikacionit (medias, telefonisë & internetit), bankare, tatimore, sigurimeve, institucione shtetërore, minerare, ushqimore, farmaceutike, prodhuese, publikuese, transporti, energjie e shumë të tjerë përpunojnë nëpërmjet databazave miliarda të dhëna cdo ditë. (këto të dhëna nuk mbahen në excel).

Për më tepër njohuritë e databazës vlejnë në cdo vend të botës sepse databazat ndërtohen mbi të njëjtin koncept dhe kanë shtrirje botërore.

Tirana Center of Technology (TCT), e  licencuar nga Ministria Mirëqënies, trajnon në kursin 3 mujor të databazës MS SQL 2008. Nga ky kurs do të fitoni njohuritë për database developer. Kursi është vetëm praktikë dhe fillohet nga “0”, me instalimin e SQL Server.

 

TCT do t’Ju nxjerrë më të aftë se studentët e TIK apo Informatikës të universiteteve!