Kursi arkitekture dhe diagnostikim PC ne Tirane – vetem Praktike

Tirana Center of Technology (TCT) është qendër e specializuar vetëm në Teknologji Informacioni dhe zhvillon trajnime profesionale me kurse nga bazë deri më të avancuarat në IT.

Kursi Arkitekture dhe Diagnostikim PC është kursi i parë i profesionit IT. Ky kurs në TCT zhvillohet tërësisht në praktikë dhe ndjek objektivat e provimit të njohur në mbarë botën COMPTIA A+. Kursi fillon me diagnostikim hardware, vazhdon me software (sistemin operativ) dhe periferale.

Në përfundim të këtij kursi studenti është në gjendje të mirëmbajë dhe rregullojë kompjutrat e një kompanie; shumë studentë vazhdojnë me kursin e rrjetave kompjuterike ( CCNA ). Bashkë me këtë kurs studenti kompletohet dhe është gati të mirëmbajë si kompjutrat ashtu edhe rrjetin e kompanisë.

Në përfundim të kursit TCT i dhuron studentit një paketë me vegla pune si dhe software; pajisje të cilat do t’a ndihmojnë në punë.

Eja dhe na vizito në TCT, do ju japim orientim karriere si edhe aftësitë për çdo pozicion pune në Teknologji Informacioni.
TCT është qendër e licencuar për trajnime profesionale dhe në përfundime të suksesshëme të kursit i pajisim studentët me certifikatë të njohur nga shteti Shqiptar.

Kursi zgjat 9 javë ose 2 muaj e një javë dhe zhvillohet 2 herë në javë nga 2.5 orë (45 orë). Trajnimi mbahet pasditeve 6:30 me 9:00. Cmimi është 30.000 Lek të reja per personat që e ndjekin fizikisht dhe 20.000 Lek të reja nëse ju vendosni t’a ndiqni online. Pagesa mund të kryhet me dy këste nga 15.000 Lek të reja.

Ju mirëpresim në TCT,

Rr. Durrësit përballë gjimnazit Qemal Stafa (sipër Bankës BKT)  | Tel: 069.89.69.889

Web:  tct.al | Email: info@tct.al