Kurset profesionale

   5 Arsye përse kurset profesionale janë të rëndësishme…

Ndërmarrja e një kursi profesional është e rëndësishme për të përmirësuar performancën tuaj drejt një karriere të caktuar. Një kurs profesional i mundëson individit të identifikojë dhe të njoh pikat e forta dhe të dobëta.
Kurset profesionale ofrojnë një mori përfitimesh në dije, eksperienca të ndryshme, aftësi etj.

Le të hedhim një vështrim në avantazhet e kurseve profesionale:

1. Ju mban në formë.

Kur merrni një kurs profesional, ju jeni të ekspozuar jo vetëm ndaj ideve të reja dhe të freskëta, por gjithashtu ju mban të azhornuar me gjithçka që po ndodh në zonën tuaj të interesit. Ndihmon në mbajtjen tuaj në formë përmes mësimit të vazhdueshëm.
2. Ju veçon nga të tjerët.
Në tregun konkurrues të sotëm, punëdhënësit kërkojnë njerëz që kanë një cilësi të veçantë për t’i ofruar biznesit të tyre. Ju merrni një këndvështrim më kreativ dhe inovativ drejt zgjidhjeve që do t’ju dallojnë nga të tjerët.
3. Aftësia për të kontribuar më shumë.
Ndërsa formoni njohuri përmes mësimit të vazhdueshëm, ju keni shumë më shumë për të kontribuar në organizatën tuaj sesa homologët tuaj që nuk kanë qenë pjesë e këtij zhvillimi profesional. Për më tepër, ju jeni të ekspozuar ndaj ideve, perceptimit dhe njohurive të reja që ju japin një avantazh konkurrues ndaj të tjerëve.
4. Rrit krijimtarinë tuaj
Kreativiteti është diçka që nuk ndalet së zhvilluari, por ka nevojë për ushqim të vazhdueshëm. Mësimi i mënyrave të ndryshme për të bërë një gjë dhe njohja me trendet e vazhdueshme, rrit kreativitetin tonë.  Duke provuar qasje të ndryshme vazhdimisht, ju mund të përmirësoni krijimtarinë tuaj dhe ta zhvilloni më tej atë.
5. Qasja profesionale ndaj kërkesave të klientëve
Kursi profesional ju mëson mënyrën më të mirë për të tërhequr dhe angazhuar klientët tuaj. Përmes kësaj ju mund të përmbushni kërkesat e klientëve tuaj në mënyrë më efektive dhe në një mënyrë më profesionale. Kjo rrit besimin e klientëve tuaj tek ju dhe ata vazhdojnë të vijnë për më shumë.
                            Ejani ne TCT per te mesuar prane nesh nga eksperte te fushes!
                            Email:info@tct.al
                            Facebook:https://www.facebook.com/TCT.kurse.IT
                            Instagram:https://www.instagram.com|
                            Kontakti:0676861620

Si të zgjidhni nje qendër trajnimi…..

 Si të zgjidhni nje qendër trajnimi…..

Nëse jeni si shumica e njerëzve,ku pasi përfshiheni në IT dhe programim shpejt e  kuptoni se keni dicka më tepër për të mësuar…Kështu ju blini ose merreni libra, komunikoni me  kolegë ose me njerëz që  kanë më  shumë përvoje dhe njohuri se ju.

Sidoqoftë ajo që do mund t’ju duhet vërtet është mundësia për t’u trajnuar  në një  mjedis ,ku ekspertët e fushës janë të gatshëm t’u përgjigjen pyetjeve tuaja dhe t’ju tregojnë gamën e fuqishme të IT dhe Programimit.

Këtë jua siguron qendra jonë e trajnimit Tirana Center of Technology…

Qendra jonë e trajnimit ofron qasje krijuese ndaj mësimdhenies, kurrikula gjithpërfshirëse të kurseve dhe trajnimeve te thelluara.

Vlerësimi i një qëndre IT fillon me komunikimin  që ju merrni kur vendoseni në kontakt, për të marrë informacionet që ju duhen në lidhje me kurset e ndryshme .

A interesohen anëtarët e stafit për ju, nevojat dhe planet tuaja? A sigurohen klasat për të cilat ju kërkoni të permbushni objektivat dhe qellimet tuaja, te shpjegojnë më përpara mjediset e  klasës dhe t’u përgjigjen pyetjeve që keni në lidhje me materialet e kërkuara ?

Nëse jeni i impresionuar me trajtimin që merni nga stafi atëher po bëni zgjedhjen e duhur… Këtë jua ofron TCT (Tirana Center of Technology)….

Së pari, fokusi ynë kryesor është praktika dhe mësim-marrja nga studentët . Ne besojm se përgatitja për jetën në një vendpune fitohen vetëm përmes njohurive që mund të mësohen në praktikë.

 Së dyti, qendra jonë e trajnimit po zhvillon edhe kurse trajnimi online të drejtuara nga instruktorët, ku çdokush që dëshiron të vazhdojë një kurs mund ta ndjeki nga komoditeti i zyrës ose shtëpisë së tyre. Edhe me një orar të ngjeshur, dikush mund të gjejë kohë të lirë për të ndjekur njëkurs.

TCT gjithashtu, mirëpret studentë ndërkombëtarë të cilët mund të jenë të interesuar në trajnimin tonë duke mbajtur dhe siguruar mësime kursi dhe materiale në gjuhën angleze.

Çfarë ofron Tirana Center Technology?

 A E DINI SE…

E dini  se ata studentë që po zhvillojnë aftësi teknike tani po lëvizin në heshtje përpara konkurrencës, duke mësuar aftësi që do të jenë drejtpërdrejt të rëndësishme për industritë dhe karrierën e së ardhmes.Dituria është fuqi, dhe të kuptuarit e këtyre teknologjive do t’u mundësojë fëmijëve të lulëzojnë në arsimin e tyre zyrtar dhe më gjerë. Nga të mësuarit se si të kodoni aplikacionet dhe faqet e internetit, te njohja se si të lundroni në softwerin për redaktimin e videove  ndihmon në ndërtimin e aftësive të dobishme për të sjellë në jetë ide të lidhura me teknologjinë. Për studentët të cilët dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre për të përmbushur nevojat e tregut dhe kërkesën në rritje, Tirana Center of Technology ofron një portofol gjithëpërfshirës të trajnimeve më të njohura të PROGRAMIMIT, IT, DATA dhe DESIGN. Ekspertët / instruktorët e TCT punojnë në kompani me profile të ndryshme , dhe ata ndajnë eksperiencën e tyre me studentët në qendër.

Së pari, fokusi ynë kryesor është praktika. Ne besojmë se përgatitja për jetën dhe për një vend pune, si  edhe besimi fitohen vetëm përmes njohurive që mund të mësohen më thjeshtë në praktikë.

Së dyti, qendra jonë e trajnimit po zhvillon kurse trajnimi online të drejtuara nga instruktorët, ku kushdo që dëshiron të zhvillojë një kurs mund ta ndjeki nga komoditeti i zyrës ose shtëpisë së tyre. Edhe me një orar të ngjeshur, dikush mund të gjejë kohë të lirë për të ndjekur një kurs.

Së treti, instruktorët tanë janë ekspert me eksperiencë dhe me dëshirën për të trajnuar të rinjtë në profesionin e tyre si programim, IT, data apo design. Për këtë arsye Tirana Center of Technology i zhvillon kurset gjithmonë pasdite, pas orarit të punës.

TCT gjithashtu, mirëpret studentë ndërkombëtarë të cilët mund të jenë të interesuar në trajnimin tonë duke mbajtur dhe siguruar mësime kursi dhe materiale në gjuhën angleze.

C++ Programming

Fillojmë javën që vjen kursin C++ ONLINE LIVE. Nxitoni të regjistroheni pasi vendet bosh janë drejt fundit.

 Nisim nga fillimi me hapa të sigurt dhe baza të forta.
Çertifikohu në C++ dhe bëhu gati të dalësh sa më mire në provimin tënd në universitet.
Eksperienca jonë 2 vjeçare në kurset Online Live ka bërë të mundur që trajnimet të mos ndërpriten në asnjë moment.
I njëjti përkushtim.
E njëjta cilësi mësimdhënie.
I njëjti produktivitet.

Ky kurs e fillon programimi nga zero! Kursi është përgatitur për fillestarrët të cilët duan të mësojnë programim. Studentët do të vënë re që me udhëzimin e duhur nga instruktorët tanë ekspert senior në programim, vetë programimi nuk është edhe aq i vështirë, por është i strukturuar mirë dhe logjik. Trajnimi është 100% në PRAKTIKE. Mësimi më i mirë është praktika!

Fillestarët në programim, studentët si edhe specialist që dëshirojnë të bashkërendojnë fushën e tyre të ekspertizës me programimi, si psh: ekonomistët; për të arritur në FIN-TECH. Ky është kursi që duhet marrë për cdo të ri/e re që kërkon të fillojë një karrierë në programim.

Bashkëngjitur gjeni linkun për të parë programin e plotë kursit,
tct.edu.al/c-programming

Ju mirëpresim në TCT!

Vendndodhja: Rr. Durrësit përballë gjimnazit Qemal Stafa, sipër Bankës BKT, Kati 5.
Cel: 067 686 1620
Website: tct.edu.al
Webmail: info@tct.al
Email: tirana.it.tct@gmail.com
Instagram: @tirana_center_of_technology
www.instagram.com/tirana_center_of_technology )
Facebook: Tirana Center of Technology
www.facebook.com/TCT.kurse.IT )

PYTHON PROGRAMMING

SË SHPEJTI !
Nisim ONLINE LIVE një nga trajnimet më të kërkuara për ti nisur nga zero,  PYTHON.
Bëje akoma më të thjeshtë duke u trajnuar me EKSPERTËT tanë !
Na kontakto +355 67 686 1620 ose info@tct.al për të mësuar ofertën për kurset tona.


Në këtë kurs e filloni gjuhën e programimit Python nga zero, por është shumë e dobishme që të keni koncepte themelore dhe njohuri të programimit. Kursi përqëndrohet në Data Processing! Kursi është përgatitur për të rinjtë të cilët duan të mësojnë gjuhën e programimit Python por zotërojnë konceptet bazë të programimit. Studentët do të vënë re që me udhëzimin e duhur nga instruktorët tanë, ekspert senior në programim, vetë programimi nuk është edhe aq i vështirë, por është i strukturuar mirë dhe logjik. Trajnimi është 100% në PRAKTIKE. Mësimi më i mirë është praktika!
Python është gjuha kryesore e përdorur në Inteligjencë Artificiale (AI).

Bashkëngjitur gjeni linkun për të parë programin e plotë kursit,
tct.edu.al/python-programming

Ju mirëpresim në TCT!

Vendndodhja: Rr. Durrësit përballë gjimnazit Qemal Stafa,  (sipër Bankës BKT) Kati 5
Tel: 067 686 1620
Website: tct.edu.al
Webmail: info@tct.al
Email: tirana.it.tct@gmail.com
Instagram: @tirana_center_of_technology 
https://www.instagram.com/tirana_center_of_technology )
Facebook: Tirana Center of Technology
(https://www.facebook.com/TCT.kurse.IT)