Detyra (1) programim C++

Bashkengjitur gjendet nje program C++ ndertuar si detyre. Programi krijon nje  klase queue dhe teston operacionet SHTO dhe FSHI.

cqueue-array-class.rar

Tirana Center of Technology

—————driver.cpp—————————-
#include<iostream>
#include<fstream>
#include<string>
#include “Queue1.h”
using namespace std;

void printQue(ostream& fout, QueType<ItemType> q, string queName);
//pre: que has been initilized, fout is open for output
//post: each element of que has been written to datafile

void displayMenu(int& choice);
//pre: none
//post: displays the menu for the user to run operations on several queues

void addElement(QueType<ItemType>& q, string queName);
//pre: none
//post: if queue is not full, a user-entered item is added to queue
//        if queue is full a message is displayed

void deleteElement(QueType<ItemType>& q, string queName);
//pre: none
//post: if que is not empty deletes an item from the queue and displayed
//        if que is empty a “que is empty” message is displayed

int main()
{
int size;
int choice;
cout<<“Enter the size of the queue2″<<endl;
cin>>size;
QueType<ItemType> que2(size);
QueType<ItemType> que1;

Continue reading “Detyra (1) programim C++”

Programimi JAVA

Do të ketë gjithmonë punë për programues dhe shpesh herë mund të punoni nga rehatia e shtëpisë tuaj.

Me kursin e programimit JAVA në TCT do të merrni njohuritë themelore të data abstraksion në gjuhët object
oriented. Kodimi procedurial si variablat, tabelat, ciklet, if… else.., si dhe funksionet do të merren si të
ditura. Në TCT kursi JAVA zhvillohet mbasi ke marrë njohuritë në C++.
Do të mësoni të ngrini ambjentin tuaj të programimit duke përdorur Net Beans si development platform dhe Java
Development KIT (JDK).

java-image

JAVA si gjuhë ka të gatshme shumë librari, menaxhimin e memories por përsëri programuesi duhet të shkruajë shumë
kod. Nga ana tjetër JAVA është një gjuhë strongly typed, pra, strikte në programim, shumica erroreve gjurmohen që
në kompilim dhe thjeshtë, kjo e bën JAVA një gjuhë solide dhe një platformë ku mund të ngrihen aplikacione të
shkallës së gjerë. JAVA është një gjuhë e shpejtë e kompiluar dhe performanca ka ardhur duke u ngritur me
përmirësimin e JVM. JAVA është një gjuhë e pjekur kështu që nuk do të hysh në rrugë pa krye.
Programimin në JAVA e lehtëson edhe komuniteti i gjerë i cili e përdor këtë gjuhë në mbarë botën. Pra, do të gjeni
ndihmë nga shumë programues anembanë botës.

Në përmbledhje, pse duhet të mësoni JAVA:
1. Gjenden shumë informacion online
2. Ka një librari shumë të pasur
3. Do të gjeni shumë shembuj online
4. Ambjente programimi pa lek dhe shumë efikas
5. Gjendet anembanë botës
6. Ka shumë pozicione pune
7. Mund të kaloni në programimin e aplikacioneve Android
8. Vështirësi mesatare, JAVA shkruhet me fjalë (ndihmon në kodim)

Trajnim në programim

Të bëhesh një programues kërkon shume punë, shumë orë praktike në grup dhe në laborator. Gjithmonë më mirë kur është një instruktor të drejtojë në rrugën e saktë gjatë programimit por jo se është e pamundur të mësohet edhe vetëm.
Qendra e Teknologjisë Tiranë ofron kurse programimi nga më bazë C++, JAVA, (databaze) MS SQL Server, ASP.NET; të gjitha kurset zgjasin 9 javë dhe zhvillohen vetëm në praktikë.
Instruktorët kanë një bagazh njohurish nga fusha të ndryshme dhe janë mësimdhënës nëpërmjet praktikës të provuar dhe të pëlqyer nga studentët e mëparshëm.

Programimi ka një kohëzgjatje të mësuarit relativisht të gjatë pasi fillohet me C++ ku merren bazat e programimit, më pas JAVA punon më shumë me botën abstrakte. Mbasi është punuar dhe fituar praktika e nevojshme me këto dy gjuhë bazë të programimit është shume e thjeshtë të mësohet programimi WEB ose MOBILE. Në këto dy programime gjenden edhe vendet më të shumta të punës sot në Shqipëri dhe në botë. Të dy këto gjuhë janë ngusht të ndërthurura me bazën e të dhënave (qoftë MS SQL, MYsql, Oracle etj). Këto dy gjuhë kanë edhe shumë nevojë për përdorimin e HTML, CSS, Javascript etj.

Pra, për t’u bërë një programues i kërkuar në tregun e punës është e rëndësishme të praktikoni dhe të filloni nga fillimi me baza të forta.

~Tirana Center of Technology

Detyra Sql – Group By & Subselect

–1. Ngarkoni file student_te_regjistruar.xlsx ne nje tabele temp nga google drive.

–2. Lidhni tabelen e re me tabelen programe_studimi dhe profile studimi — (normal me emertim).

–3. Mbushni (insert) tabelen REGJISTRIMET sic duhet (pa kolonen Tip_Regjistrimi)

–4. Update kolonen Tip_regjistrimi ne tabelen Regjistrime si me poshte:
–StudentID<=5000 jane regjistruar online
–5. Update kolonen Tip_regjistrimi ne tabelen Regjistrime si me poshte:
–StudentID>5000 jane regjistruar ne sekretari

–6. Group BY
–Sa studenta jane ne vit te pare, sa studenta jane ne vit te dyte
–Sa studenta jane ne vit te pare dhe jane regjistruar ne 2013 ne shkolle
–Sa studenta jane ne vit te pare dhe jane regjistruar ne 2014 ne shkolle
–Sa studenta kemi ne vit te pare nga qarku i Tiranes.

–7. Subselect ne WHERE
–Me jepni programet e studimit qe ndodhen tek tabelave regjistrimeve qe sapo krijuat
–dhe nuk ndodhen tek tabela jone e programeve te studimit, ne kete menyre gjejme
–gjithe studentet qe jane regjistruar gabim.
–Nxirrni te gjithe lendet nga tabelave e lendeve qe nuk ndodhen tek tabela e planeve
–mesimore, ne kete menyre gjejme te gjithe lendet e paperdorura.

–8. Subselect ne JOIN
–Krijoni nje query qe nxjerr vetem studentet qe jane nga rrethi i Tiranes.
–Nxirrni te gjitha kolonat e tabeles studenteve dhe jo tabelave te tjera (s.*)
–Kete query futeni ne subselect dhe bejini join me tabelen e regjistrimeve
–me tregoni se cilat programe studimi kane zgjidhur studentet e Tiranes.
–Ne fund vendosni nje grup by dhe me numeroni se sa student ka per secilin program
–studimi, gjithmone vetem per studentet e Tiranes.

 

*Gjithmone beni kujdes sa rreshta dalin ne rezultat dhe a ben sense numri i rreshtave te shfaqur!