Rrjetet Kompjuterike (Switches & Routers)

Artikull i CISCO Inc përkthyer nga Tirana Center of Technology (it.tct.al). Një qendër me seli në Tiranë që ofron kurse/trajnime profesionale ne rrjete kompjuterike mbi pajisjet Cisco switches dhe Routers.
(Një artikull i bazë për rrjetet kompjuterike)

Bazat e Rrjeteve Kompjuterike
Kur fillojmë me bazat e rrjeteve kompjuterike, të kuptosh se si funksionon një rrjetështë hapi i parë për të kuptuar sëitching dhe routing. Rrjeti funksionon duke lidhur kompjutrat dhe pajisje te tjera periferale me sëitch dhe router. switches dhe routers bëjnë të mundur komunikimin midis pajisjeve të lidhura në një rrjet ose rrjete të ndryshme. Routers dhe switch kryejnë funksione të ndryshme.

Bazat e Rrjeteve: Switches
Switch përdoret për të lidhur shumë pajisje në një rrjet brenda një ndërtese ose grup ndërtesash. Psh: Një switch mund të lidhë disa kompjutera, printera dhe servers, duke krijuar kështu një rrjet me burime të cilat mund të ndahen midis njerzve. Sëitch, një aspekt i rrjetit, shërben si kontrollues, duke lejuar  pajisje të ndryshme të ndajnë informacion midis njëra tjetrës. Nëpërmjet ndarjes së informacionit dhe alokimit të burimeve, switches ju kursejnë para dhe rrisin produktivitetin.
Gjenden dy tipe switches: të menaxhueshëm dhe të pa-menaxhueshëm.
1. Switch-et e pamenaxhueshëm punojnë sapo t’i vendosësh në prize dhe nuk ju lejojnë të bëni ndryshime. Pajisjet e rrjetit të shtëpisë janë tipike të pamenaxhueshme.
2. Switch-et e menaxhueshëm ju lejojnë të aksesoni dhe t’i programoni (konfiguroni). Kjo ju jep më shumë fleksibilitet në rrjet sepse sëitch mund të monitorohet dhe konfigurohet në mënyrë që të keni më shumë kontroll mbi trafikun e rrjetit, dhe kush do të ketë akses në rrjet.
Rrjetet: Routers
Routers, pajisja e dytë e rëndësishme në rrjet, përdoren për të lidhur disa rrjete bashkë. Psh: router mund të përdoret për të lidhur rrjetin tuaj kompjuterik me internetin në mënyrë që disa kompjutra të përdorin të njëjtin internet. Router-i funksionon si një dispeçer, zgjedh rrugën më të mirë për kalimin e informacionit në mënyrë që informacioni të shkojë sa më shpejt.
Routers analizojnë të dhënat që kalojnë në rrjet, paketojnë dhe ndryshojnë paketimin dhe i dërgojnë një një rrjet tjetër. Routers lidhin biznesin tënd me botën jashtë, mbrojnë informacionin nga rreziqet dhe mund të caktojnë prioritet nga një kompjuter në tjetrin.

Në varësi të biznesit dhe planit të rrjetit, ju mund të zgjidhni nga routers me opsione të ndryshme. Këto opsione përfshijnë:
1. Firewall: software specifik që analizon të dhënat në hyrje dhe mbron biznesin tuaj nga sulmet.
2. Virtual Private Network (VPN): Një mënyrë që lejon punonjësit që nga jashtë premisave të kompanisë të aksesojnë në mënyrë të sigurtë rrjetin.
3. IP Phone Network: Kombinon kompjuterat e kompanisë me rrjetin telefonik, duke përdor teknologjinë voice VOIP në mënyrë që të unifikojë dhe thjeshtësojë komunikimet tuaja si dhe kush ka akses në rrjetin tuaj.Cisco Network - Kurs Tirane

Programimi JAVA

Do të ketë gjithmonë punë për programues dhe shpesh herë mund të punoni nga rehatia e shtëpisë tuaj.

Me kursin e programimit JAVA në TCT do të merrni njohuritë themelore të data abstraksion në gjuhët object
oriented. Kodimi procedurial si variablat, tabelat, ciklet, if… else.., si dhe funksionet do të merren si të
ditura. Në TCT kursi JAVA zhvillohet mbasi ke marrë njohuritë në C++.
Do të mësoni të ngrini ambjentin tuaj të programimit duke përdorur Net Beans si development platform dhe Java
Development KIT (JDK).

java-image

JAVA si gjuhë ka të gatshme shumë librari, menaxhimin e memories por përsëri programuesi duhet të shkruajë shumë
kod. Nga ana tjetër JAVA është një gjuhë strongly typed, pra, strikte në programim, shumica erroreve gjurmohen që
në kompilim dhe thjeshtë, kjo e bën JAVA një gjuhë solide dhe një platformë ku mund të ngrihen aplikacione të
shkallës së gjerë. JAVA është një gjuhë e shpejtë e kompiluar dhe performanca ka ardhur duke u ngritur me
përmirësimin e JVM. JAVA është një gjuhë e pjekur kështu që nuk do të hysh në rrugë pa krye.
Programimin në JAVA e lehtëson edhe komuniteti i gjerë i cili e përdor këtë gjuhë në mbarë botën. Pra, do të gjeni
ndihmë nga shumë programues anembanë botës.

Në përmbledhje, pse duhet të mësoni JAVA:
1. Gjenden shumë informacion online
2. Ka një librari shumë të pasur
3. Do të gjeni shumë shembuj online
4. Ambjente programimi pa lek dhe shumë efikas
5. Gjendet anembanë botës
6. Ka shumë pozicione pune
7. Mund të kaloni në programimin e aplikacioneve Android
8. Vështirësi mesatare, JAVA shkruhet me fjalë (ndihmon në kodim)

Trajnim në programim

Të bëhesh një programues kërkon shume punë, shumë orë praktike në grup dhe në laborator. Gjithmonë më mirë kur është një instruktor të drejtojë në rrugën e saktë gjatë programimit por jo se është e pamundur të mësohet edhe vetëm.
Qendra e Teknologjisë Tiranë ofron kurse programimi nga më bazë C++, JAVA, (databaze) MS SQL Server, ASP.NET; të gjitha kurset zgjasin 9 javë dhe zhvillohen vetëm në praktikë.
Instruktorët kanë një bagazh njohurish nga fusha të ndryshme dhe janë mësimdhënës nëpërmjet praktikës të provuar dhe të pëlqyer nga studentët e mëparshëm.

Programimi ka një kohëzgjatje të mësuarit relativisht të gjatë pasi fillohet me C++ ku merren bazat e programimit, më pas JAVA punon më shumë me botën abstrakte. Mbasi është punuar dhe fituar praktika e nevojshme me këto dy gjuhë bazë të programimit është shume e thjeshtë të mësohet programimi WEB ose MOBILE. Në këto dy programime gjenden edhe vendet më të shumta të punës sot në Shqipëri dhe në botë. Të dy këto gjuhë janë ngusht të ndërthurura me bazën e të dhënave (qoftë MS SQL, MYsql, Oracle etj). Këto dy gjuhë kanë edhe shumë nevojë për përdorimin e HTML, CSS, Javascript etj.

Pra, për t’u bërë një programues i kërkuar në tregun e punës është e rëndësishme të praktikoni dhe të filloni nga fillimi me baza të forta.

~Tirana Center of Technology